Kombëtarja A e Kosovës në hendboll ka luajtur ndeshje miqësore të premten në Shkup dhe është mposhtur nga Emiratet e Bashkuara Arabe me rezultatin 26:23.
Tjetër ndeshje me Emiratet e Bashkuara Arabe do të zhvillohet të shtunën mbrëma, ndërsa Kosova javën tjetër luan dy ndeshje me Britaninë e Madhe, në kuadër të raundit promovues të kualifikimeve për Euro 2026.
Sipas njoftimit të FHK-së, Kosova ka pasur mungesa të shumta në ndeshjen e së premtes.
Më efikasi ishte Kushtrim Ninaj me gjashtë gola. Nga tri i shënuan Arbios Mushkolaj, Jon Muqolli, Matej Thaqi e Dominik Palushi.