Lajme

Sadiku për çështjen e targave: Ky vendim i’a largon Serbisë argumentin se Kosova është palë destruktive në dialog

01/05/2024 21:36
nga:Sh R

Analisti politik, Arbnor Sadiku, ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat është një vendim i drejtë, i cili nuk e lejon Kosovën që të jetë në defansivë sa i përket zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit.

Sadiku në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se ky vendim ia largon Serbisë argumentin se Kosova është palë destruktive në dialog.

“Nje vendim i drejtë i cili nuk lejon Kosoven te jetë ne defanzivë sa i perket zbatimit te marreveshjeve te Brukselit, si dhe i lehteson qarkullimin qytetareve te Kosoves për Evropë, dhe atyre te Lugines së Presheves ne Kosovë, dhe po ashtu ia hjek nga dora arguemntin Serbisë se Kosova eshte pale destruktive ne dialog”, tha Sadiku për Gazeta Blic.

Lekaj: Nuk duhet ta marrim si sukses lëvizjen e lirë me makina RKS në Serbi