Sporti

Fantastike: Granit Xhaka në formacionin më të mirë në Bundesliga për edicionin vjeshtor

01/05/2024 18:14
nga:Mergim Rreci

Granit Xhaka është zgjedhur në mesin e lojtarëve më të mirë të edicionit aktual në Bundesligë, sipas votave të publikut.

Në faqen zyrtare të Bundesligës është votuar për formacionin më të mirë të edicionit vjeshtor, atje ku Xhaka ka fituar votat e nevojshme për të qenë në 11-she, transmeton GazetaBlic Sport.

Xhaka ka zhvilluar 16 ndeshje të Bundesligës, ndërsa ka vrapuar më shumë se çdo lojtar tjetër i elitës gjermane, gjithsej 189.7 kilometra.

Kujtojmë që ai poashtu nuk e ka humbur asnjë ndeshje me fanellën e skuadrës së Bayer Leverkusen.

/GazetaBlic Sport/