Gjatë ditës së premte në pikën kufitare në Merdar është duke pasur kolona të gjata.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëhet më dije se kolonat për të dalë nga Kosova në këtë pikë kufitare arrijnë deri në katër kilometra, ndërsa pritja për të dalë nga Kosova është pesë orë.
Pritje deri në dy orë e gjysmë ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Ndërsa, në Mutivodë ka pritje deri në 90 minuta, kurse në vendkalimin kufitar në Muçibabë po pritet 45 minuta.
Ndërsa sipas Qendrës së Menaxhimit Kufitar, pikat kufitare me më së shumti kolona ka në Merdar me katër kilometra e gjatë, tek Dheu i Bardhë mbi një kilometer. Në Muçibabë kolona është afërsisht një kilometer e gjatë. Ndërsa në Mutivodë është rreth 500 metra.


