Sporti

Cancelo dëmton ligamentin, ja sa do të mungojë

01/05/2024 14:41
nga:E K

Në një deklaratë të lëshuar këtë të premte, Barcelona njofton se Joao Cancelo ka pësuar një lëndim (tendosje) në ligamentin e brendshëm të gjurit të majtë.

Lojtari portugez u zëvendësua në minutën e 11-të të ndeshjes kundër Las Palmas një ditë më parë.

Barcelona nuk jep një vlerësim për kohën që portugezi do të qëndrojë në infermieri, por duket e sigurt që Cancelo do të humbasë Superkupën, të planifikuar për javën e ardhshme.

Mbrojtësi portugez ka luajtur 22 ndeshje për Barcelonën dhe ka shënuar tre gola dhe ka dhënë dy asistime.