Sporti

Erik ten Hag: Pata biseda pozitive me Sir Jim Ratcliffe

01/05/2024 13:46
nga:E K

Erik ten Hag thotë se ka zhvilluar takime “shumë pozitive” me investitorët e rinj të Manchester United, Ineos.

Menaxheri Ten Hag u takua me Sir Jim Ratcliffe në terrenin stërvitor të United të martën.

Në vizitën e tij të parë që kur u njoftua marrëveshja për të blerë 25% të klubit në prag të Krishtlindjeve, Ten Hag tha se kaloi “shumë orë” me përfaqësuesit e Ratcliffe dhe Ineos, Sir Dave Brailsford dhe John-Claude Blanc.

Marrëveshja pritet të ratifikohet nga Premier League pas gjashtë deri në tetë javë.

“Ishte shumë pozitive,” tha Ten Hag. “Kemi pasur një takim të gjatë, për shumë orë jemi ulur së bashku, për shumë çështje kemi qenë në të njëjtën faqe. Ishte një takim shumë konstruktiv dhe mezi presim të punojmë me njëri-tjetrin.”