FC Prishtina ka zyrtarizuar transferimin më të ri të skuadrës.
Mbrojtësi, Ard Limani edhe zyrtarisht i është bashkuar skuadrës nga kryeqyteti i Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.
Limani u largua nga Shkëndija pas vetëm 6 muajsh ku kaloi atje për t’u rikthyer në Superligën e Kosovës te skuadra e Prishtinës.
Për këtë transferim GazetaBlic Sport kishte raportuar paraprakisht dje.