Në fshatin Banjskë të Mitrovicës, njësia policore ka gjetur dhe sekuestruar një flamur të Serbisë, 34 gëzhoja, një karikator të armës AK-47 dhe 689 fishekë kalibrash të ndryshëm.
Kështu është bërë e ditur sot përmes një njoftimi nga Policia e Kosovës.
Se situata në Veri nuk është stabile dhe ka rrezik për sulme të reja, kanë paralajmëruar edhe krerët e shtetit përfshirë Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic”, njohësi i çështjeve politike në vend, Blerim Burjani.
Burjani tha se Serbia do ta mbajë Kosovën në konflikt të ‘ngrirë’.
Ai tha se qëllimet serbe nuk përfundojnë me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Gjithmonë do te ekzistoj kjo mendësi, pra Serbia do t’a mbaj Kosovën në konflikte e herë në konflikt të ‘ngrirë’.Vuçiq tërë kohën deklaron se nuk dorëzohet, andaj nuk ka ç’ka të ketë mëdyshje, dhe kjo po dihet.Qëllimet serbe nuk përfundojnë me themelimin Asociacionit po vazhdojnë me tema të tjera. Dihet që Serbia dhe qellimet saj janë ose ndarje e Kosovës ose kthim në Kosovë.BE-ja dhe SHBA-të ende po duan të besojnë se ka mundësi marreveshjeje dhe apo paqe rajonale” deklaroi Burjani për “Gazeta Blic”.
Disa ditë më parë kryeministri i vendit, Albin Kurti, deklaroi se Milan Radojiçiq po përgatitet për sulme të reja ndaj Kosovës.
“Radoiçiq po vazhdon përgatitjet për sulme të reja ndaj Kosovës, po mban takime sekrete në BIA. Paguhen nga dy mijë euro, ata po strehohen në objektet e tij” deklaroi Kurti raporton Gazeta Blic.
Një paralajmërim i tillë erdhi së fundmi edhe nga Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Maqedonci tha se Serbia ka dislokuar tri brigada ushtarake në jug të territorit të saj dhe përgjatë vijës kufitare me Kosovën ka vendosur 48 baza operacionale.
/Gazeta Blic/
Maqedonci: Serbia ka dislokuar në jug të saj tri nga katër brigadat e tyre ushtarake


