Nestor Furrxhi, mësuesi i cili jeton në Finlandë tha se atje është zakon që fëmijët e vegjël, që sapo kalojnë muajin e parë të jetës së tyre, nxirren në temperatura të ulëta deri në -15 gradë celsius për të bërë gjumin e drekës.
Në një lidhje direkte për “Good Morning Albanians”, ai tha se kjo metodë mendohet të jetë shumë e shëndetshme dhe se gjumi në ambient të hapur, është shumë më cilësor.
“Po fëmijët i nxjerrim jashtë kur kalon muaj i parë, i nxjerrim jashtë me karrocë për të fjetur gjumë 1-2 orë. Këtu në Finlandë besojnë se mund të flesh në ajër të pastër dhe b ën gjumë më cilësor se sa në ambientet e brendshme.
Fëmija është i kufizuar te karroca e tij, është veshur mirë. Vetëm fytyrën dhe hundën ka jashtë dhe të marrë ajër të pastër.
Të dy fëmijët e mi kanë fjetur gjatë 2-3 viteve të para nga 2-3 orë jashtë por deri në -15 gradë celsius”,-tha Nestor Furrxhi.