Ish-kampioni paralimpik, Oscar Pistorius është liruar nga burgu, pasi kreu nëntë vjet burg për vrasjen e të dashurës së tij, Reeva Steenkamp, ka thënë departamenti i Shërbimeve Korrektuese të Afrikës së Jugut.
Pistorius, e qëlloi për vdekje modelen 29-vjeçare përmes një dere të mbyllur të banjës në ditën e Shën Valentinit në 2013.
Ai do të jetë nën mbikëqyrje deri në përfundimin e dënimit të tij në vitin 2029.
Pistorius do të jetë jetojë në shtëpinë e xhaxhait të tij në Waterkloof, në kryeqytetin e Afrikës së Jugut, teksa do të marrë pjesë në program mbi dhunën me bazë gjinore dhe menaxhimin e zemërimit.
Atij nuk do t’i lejohet alkooli dhe do t’i duhet të marrë leje për të udhëtuar ose për t’u punësuar, gjë që e bën të pamunudr të kthehet në sport, raporton The Guardian.
Pistorius fillimisht u lirua nga akuza për vrasje dhe u dënua për vrasje me faj – ekuivalenti i vrasjes nga pakujdesia – në vitin 2014 dhe filloi një dënim me pesë vjet burg.
Në tetor 2014, ai u lirua në arrest shtëpiak për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit në shtëpinë e xhaxhait të tij. Por në dhjetor të të njëjtit vit, gjykata e lartë e apelit rrëzoi vendimin e gjyqtarit dhe e shpalli Pistorius fajtor për vrasje, duke argumentuar se ai duhet të kishte parashikuar mundësinë e vrasjes së dikujt kur qëlloi.
Në vitin 2016 ai u dënua me gjashtë vjet burg, më pak se gjysma e afatit minimal 15-vjeçar të kërkuar nga prokurorët.
Një vit më pas, gjykata supreme vendosi se dënimi ishte “tronditës i butë” dhe e rriti atë në 15 vjet, minus kohën e vuajtur tashmë.
Vendimi për lirimin me kusht u mor nëntorin e kaluar.