Lajme

Raportohet për disa të vrarë në një shkollë në IOWA të ShBA-së

01/04/2024 18:46
nga:G B

Është raportuar për disa të vrarë në një shkollë të mesme në shtetin Perry, në IOWA të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sherifi i Qarkut Dallas, Adam Infante, në një konferencë të shkurtë për media tha sulmi ndodhi këtë mëngjes në orën 07:37 sipas kohës lokale.

Ai theksoi se policia kishte mbërritur në vendin e ngjarjes brenda shtatë minutave nga raportimi i rastit, dhe kishte hasur në disa viktima si pasojë e të shtënave me armë zjarri, shkruan BBC.

Infante nuk dha detaje rreth numrit të viktimave apo të plagosurve.

Ai theksoi se ngjarja e rëndë ndodhi ende pa filluar mësimi.

Sherifi i Dallasit shtoi se i dyshuari është identifikuar por që refuzoi të jepte edhe më shumë detaje rreth identitetit të tij.