Lajme

Policia bën thirrje që pos Merdarës, të shfrytëzohen edhe pikëkalimet tjera

01/04/2024 18:39
nga:Sh R

Policia e Kosovës ka bërë thirrje që të shfrytëzohen të gjitha pikat kufitare.

Ata njoftojnë se pikëkalimi në Merdarë është më i ngarkuari për dalje, ku theksohet se pritjet janë mbi tri orë.

“Ne inkurajojmë të gjithë ata persona që shfrytëzojnë pikë kalimet kufitare, në këtë periudhë për dalje nga Republika e Kosovës të përdorin edhe alternativa (pika tjera kufitare) tjera, ku fluksi është me i vogël, në mënyrë që të ju shmangen pritjeve dhe kolonave eventuale”, thuhet në kumtesë.

Ndër të tjera theksohet se nëpër pikat tjera kufitare qarkullimi i njerëzve dhe mallrave është duke u bërë normalisht.