Drejtori KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se Beogradi është duke e përgatitur edhe shërbimin e detyrueshëm ushtarak prej katër muajve.
Sipas tij, armatimi dhe mobilizimi ushtarak i Serbisë nënkupton edhe më shumë trupa ushtarake të NATO-s në rajon për të siguruar paqen dhe stabilitetin rajonal.
“Kjo politike e Serbisë përpos që ka për qellim përgatitjen masive të popullatës për situata luftarake, do të ndikojë edhe në emigrimin e të rinjve shqiptarë nga Lugina e Preshevës, pasi edhe ata do të detyrohen të jenë pjesë e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Përmes saj padyshim se do të bëhet në mënyrë të heshtur edhe ndërrimi i mëtutjeshëm i strukturës etnike në këto territore”, ka shkruar Peci në Facebook.


