Lajme

Paditet Ministria e Mjedisit pasi pajisi me leje mjedisore kompaninë ‘Kelkos’

01/04/2024 10:25
nga:Y I

Organizata për mbrojtjen e mjedisit Gjethi dhe EcoZ kanë dorëzuar padi kundër Ministrisë të Mjedisit, pasi sipas tyre u zbulua se kishin pajisur fshehurazi me leje mjedisore kompaninë ‘Kelkos’.

Në njoftimin e tyre thuhet se kjo kompani është përgjegjëse për degradimin e Parkut Kombëtar, Bjeshkët e Nemuna dhe Deçanit.

“Ministri Aliu ka injoruar edhe kerkesen ligjore te Kryeministrit dhe ka favorizuar kundërligjshëm kompaninë Kelkos, duke shkuar edhe një hap me tutje se ministrat e qeverive të kaluara” thuhet në njoftim raporton Gazeta Blic.

Ata përmes padisë kërkojnë anulimin e menjëhershëm të lejes mjedisore të lëshuar për kompaninë Kelkos gjë e cila sipas tyre do ta shpëtonte shkatërrimin e ambientit në Deçan.

Reagimi i plotë: