Lajme

“Potenciali për eskalim të situatës në Veri, i madh, mënyra se s’i po shpërfaqet, e gabuar!

01/04/2024 10:26
nga:Y I

Njohësi i çështjeve politike, Shemsi Jashari, ka folur në lidhje me paralajmërimet e krerëve të shtetit s’e mund të ketë sërish sulme në Veri të vendit.

Jashari tha se situata në Veri është e tensionuar dhe potenciali për eskalim është i madh.

Por, ai deklaroi se mënyra se si po shpërfaqet gjendja nuk është e duhura pasi krijon pasiguri tek qytetarët dhe nuk i shërben zhvillimit të vendit.

“Situata në veri të vendit është e tensionuar dhe potenciali për eskalim është i madh.Shqetësimi dhe paralajmrimet e krerëve të shtetit përfshirë edhe Ministrin e Mbrojtjes duket të jenë serioze dhe një alarm për institucionet e sigurisë.Mënyra se si po e shpërfaqin këtë gjendje të sigurisë mendoj se nuk është e duhura pasi krijon pasiguri tek qytetarët dhe nuk i shërben zhvillimit të mirë të vendit përfshirë investimeve të huaja” deklaroi Jashari për “Gazeta Blic”

I njëjti potencoi se askush nuk do të investonte në një vend ku ka paralajmërime për eskalim të situatës së sigurisë.

“Askush nuk do të investonte në nje vend kur vazhdimisht paralajmërohet për eskalim te situatës së sigurisë dhe luftës.Është normale që shqetësimet për sigurinë të percilleshin tek aleatët tanë, tek ndermjetësit në dialog dhe sidomos tek faktorët përgjegjës për siguri pasi ata do të jenë të involvuar në raste kur cënohet siguria.Gjendja e sigurisë nuk do të duhej të përdorej për qëllime të tjera politike.” tha Jashari për “Gazeta Blic”.

Disa ditë më parë kryeministri i vendit, Albin Kurti, deklaroi se Milan Radojiçiq po përgatitet për sulme të reja ndaj Kosovës.

“Radoiçiq po vazhdon përgatitjet për sulme të reja ndaj Kosovës, po mban takime sekrete në BIA. Paguhen nga dy mijë euro, ata po strehohen në objektet e tij” deklaroi Kurti raporton Gazeta Blic.

Një paralajmërim i tillë erdhi së fundmi edhe nga Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Maqedonci tha se Serbia ka dislokuar tri brigada ushtarake në jug të territorit të saj dhe përgjatë vijës kufitare me Kosovën ka vendosur 48 baza operacionale.

/Gazeta Blic/

Kryeministri Kurti: Radoiçiq po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia ka dislokuar në jug të saj tri nga katër brigadat e tyre ushtarake

Paralajmërimet për sulme të reja, Islami – Institucionet e sigurisë të jenë të përgatitura, mos të ‘zihen në befasi’

“Fjalë ka, luftë nuk e besoj”- Avokati kosovar hedh poshtë mundësinë s’e mund të ketë sërish sulme nga Serbia!