Sporti

Grezda rikthehet në Kroaci, zyrtarizohet te NK Rudes

01/03/2024 23:55
nga:Mergim Rreci

Rreth një muaj pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Partizanin, Eros Grezda është zyrtarizuar te skuadra e tij e re.

Sulmuesi shqiptar është rikthyer në Kroaci, ku tashmë do të veshë fanellën e NK Rudes.

Lajmin në fjalë e ka bërë publik klubi kroat përmes rrjeteve sociale, ndërsa thekson së më herët në Kroaci, Grezda ka luajtur për skuadra si Osijek, NK Lokomotiva dhe HNK Sibenik.