Sporti

Një tjetër trofe për PSG, triumfon në Superkupën e Francës

01/03/2024 22:38
nga:Mergim Rreci

Skuadra e PSG’së e ka fituar Superkupën e Francës.

Të drejtuarit e Luis Enrique kanë triumfuar me rezultat 2 me 0 ndaj Toulouse, shkruan GazetaBlic Sport.

Lee Kang-In dhe Kylian Mbappe shënuan golat e fitores për parisienët, të cilët sigurojnë një tjetër trofe.

Në fakt, ky është trofeu numër 12 i Superkupës së Francës për PSG.

/GazetaBlic Sport/