Lajme

Halimi për deklaratat e Bislimit: Kjo mendësi e mbrapshtë antishtetërore është e rrezikshme – këta s’kanë ide si funksionon shteti

01/03/2024 22:06
nga:G B

Zëvendëskryministri Besnik Bislimi, në mediumin serb “Radio Gorazdevac”, është ankuar për Gjykatën Kushtetuese, raporton Gazeta Blic.

Lidhur me këtë, anëtarja e kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi, në një prononcim për Gazeta Blic, e ka quajtur sulm brutal të Bislimit ndaj Kushtetueses, derisa ka thënë se kjo mendësi është e rrezikshme.

“I dyti i Qeverisë së Kosovës, duke folur për një medie serbe, sulmon brutalisht Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Kjo mendësi e mbrapshtë antishtetërore, apo e ‘shtetit të përkohshëm’ siç e kanë thanë vet, është e rrezikshme”, shprehet ajo.

Sipas Halimit, të tillët nuk e kanë as idenë më të vogël se si funksionon shteti, duke shtuar se Kosova meriton të trajtohet më dinjitetshëm se kaq.

“Të tillët që i japin vetes diskrecionin të zgjedhin se cilat vendime të Kushtetueses do t’i zbatojnë, nuk e kanë as idenë më të vogël se si funksionon shteti. Kosova meriton të trajtohet shumë më dinjitetshëm se kaq”, deklaron Sibel Halimi./Gazeta Blic/

Bislimi sulmoi Kushtetuesen i reagon Lutfi Haziri: Bash kjo Gjykatë me vendimin e saj krijoi ambient që VV t’i fitojë zgjedhjet

Çitaku reagon pas sulmeve brutale të Bislimit ndaj Gjykatës Kushtetuese: Demokracia dhe rendi kushtetues në rrezik