Sporti

Real Madrid e fillon mbarë vitin 2024, triumfon ndaj Mallorcas në ‘Santiago Bernabeu’

01/03/2024 21:09
nga:Mergim Rreci

Real Madrid e ka nisur mbarë vitin 2024.

Madrilenët kanë triumfuar në ndeshjen e parë të vitit të ri ndaj Mallorcas, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 1 me 0, me Rudiger që realizoi golin e vetëm në këtë takim.

Mbrojtësi gjerman shënoi në minutën e 79-të me kokë, për t’i dhënë fitoren e madhe skuadrës së tij.

Real Madrid është tashmë në vendin e parë me 48 pikë, kurse Mallorca renditet në pozitën e 14-të me 18 pikë.

/GazetaBlic Sport/