Sporti

Armando Broja mund të transferohet tek skuadra tjetër nga Londra

01/03/2024 20:25
nga:Mergim Rreci

Duket se Armando Broja po kalon momentet e tij të fundit te Chelsea, pasi duket se në janar ai do të largohet nga “blutë” e Londrës.

Sipas gazetarit të njohur italian, Rudy Galetti, West Ham është në kërkim të një sulmuesi dhe emri i Brojës është në listën e tyre.

Por, gjithmonë sipas Galetti, West Ham ka si primar sulmuesin e PSG-së, Hugo Ekitike. Megjithatë, pista e Brojës është më e lehtë. “Çekanët” kanë kontaktuar Chelsea për të marrë informacione rreth kushteve për të nënshkruar me Brojën, ku me shumë gjasa do të jetë në formën e huazimit.