Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Real Madrid – Mallorca.
Rezultati pas 45 minutave është 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra madrilene e kishte dominimin absolut, por që nuk e gjeti dot rrugën e golit.
Të drejtuarit e Ancelottit kishin më shumë se 7 tentime si dhe posedimin e topit, me Mallorcan që nuk la gjurmë.
Vedat Muriqi nuk është pjesë e skuadrës mysafire për shkak të lëndimit.
/GazetaBlic Sport/