Sporti

FC Suhareka shumë pranë ‘goditjes’ së madhe në merkato, Arbios Thaçi pritet të jetë transferimi i madh

01/03/2024 17:49
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Suharekës po punon intenzivisht për edicionin pranveror, duke kërkuar ngjitjen për herë të parë në Superligë.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ pranë klubit të FC Suhareka bëjnë me dije se klubi është pranë nënshkrimit me mesfushorin, Arbios Thaçi.

Negociatat mes palëve kanë shkuar mirë dhe ka disa detaje mes palëve për t’u finalizuar, me futbollistin që pritet të udhëtojë me skuadrën në fazën përgatitore në Turqi.

Thaçi është në mesin e mesfushorëve më të dalluar prej vitesh në futbollin kosovar, kurse në edicionin vjeshtor ishte pjesë e skuadrës së Fushë Kosovës.

/GazetaBlic Sport/