Sporti

Konfirmohet lajmi, Ardian Limani largohet nga Shkëndija

01/03/2024 16:33
nga:Mergim Rreci

Mbrojtësi kosovar Ardian Limani nuk është më pjesë e Shkëndijës, pasi klubi dhe lojtari kanë shkëputur marrëveshjen me konsesus.

‘GazetaBlic Sport’ njoftoi ekskluzivisht më herët se ai do të largohet nga klubi, por që tashmë lajmi u zyrtarizuar edhe nga klubi.

‘Pas analizës dhe vlerësimit të brendshëm, KF Shkëndija konfirmon ndërprerjen e bashkëpunimit me Ardian Limanin. Ndarja vjen pas një marrëveshje të dyanshme’, thuhet në njoftimin e klubit.

/GazetaBlic Sport/