Nikola Kalinic i është bashkuar ekipit të parë të Hajdukut dhe nga sot do të nisë përgatitjet për vazhdimin e sezonit.
Sulmuesi me përvojë rikthehet pas një pauze disa mujore dhe sot ka nënshkruar zyrtarisht kontratën me klubin deri në fund të sezonit aktual, përcjell GazetaBlic Sport.
Kalinic u kthye në Hajduk për herë të parë në shkurt të vitit 2022. Që atëherë, ai ka luajtur 32 ndeshje, 13 prej të cilave i ka nisur nga minuta e parë. Ai shënoi tetë gola me tre asistime. Golin më të rëndësishëm e shënoi ndaj Dinamo në derbin e sezonit të kaluar. Hajduk e largoi atë verën e kaluar, por Karoglan i dha një tjetër shans.