Viti i ri tradicionalisht nënkupton fillimin e një mobilizimi të ri masiv të tifozëve të Hajdukut të Splitit të cilët i bashkohen klubit të tyre për 12 muajt e ardhshëm.
Vetëm në tre ditët e para të vitit 2024, klubi i Hajduk Split arriti një numër të pabesueshëm prej 20 mijë anëtarësh, me të cilin u mburr në faqen zyrtare në Facebook.
“Nuk ka fjalë për ta përshkruar këtë! Është vetëm dita e tretë e vitit të ri të anëtarësimit dhe tashmë janë 20.000 anëtarë”, tha Hajduk.
Kujtojmë se Hajduk ka kaluar shifrën e 100 mijë anëtarëve vitin e kaluar, duke thyer rekordin në Kroaci.
/GazetaBlic Sport