Sporti

Kaka nuk përmend Cristiano Ronaldon kur ndërton futbollistin e tij ‘perfekt’

01/03/2024 12:51
nga:Lorik J

Futbollisti legjendar brazilian Kaka ka ‘ndërtuar’ lojtarin e tij të përsosur, duke përmendur gjashtë lojtarë, duke lënë përshtypjen se la jashtë ish-bashkëlojtarin Cristiano Ronaldo.

Gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme, Kaka ka veshur fanellën e Real Madridit për katër vjet. Ai madje ndau fushën me Ronaldon nga viti 2009 deri në vitin 2013. Megjithatë, Kaka vendosi të mos e zgjidhte yllin portugez në listën e tij prej gjashtë lojtarëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Ish-mesfushori ka zgjedhur Marcelo për këmbën e majtë dhe Neymar për të djathtën. Për shpejtësi, ai zgjodhi Kylian Mbappe, ndërsa Erling Haaland ishte zgjedhja e tij për fizikun. Pa hezituar, ai zgjodhi aftësitë e maestros argjentinas Lionel Messi.

“Do të vë bast për Messin. Nuk mendoj se duhet të them më shumë”, tha braziliani.

Më në fund, legjenda e AC Milan vendosi të zgjedhë IQ-në e futbollit të Kevin De Bruyne për të kompletuar lojtarin e tij ideal.

/GazetaBlic Sport