Ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova ka kritikuar qasjen e opozitës karshi Qeverisë Kurti dhe sipas tij nëse ka zgjedhje të parakohshme, viti do të jetë sfidues për opozitën.
Rugova tha për GazetaBlic se edhe Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të jetë më aktive si opozitë.
“Nëse do të ketë zgjedhje, e që kjo mund të ndodhë në verën e këtij viti do të jetë sfiduese për opozitën e cila nuk e bëri detyrën e vet karshi shumë dështimeve në qeveri. LDK duhet të jetë dukshëm më proaktie në bërjen e opozitës”, tha Rugova.
Rugova tha se LDK-ja ka shumë punë për të bërë, në mënyrë që ta rikthejnë besimin e qytetarëve, teksa është skeptik se lidershipi i kësaj partie do të bëjnë ndonjë ndryshim.
“Duhet edhe qasje e re dhe më argumentuese, por edhe alternativë konkrete për dështimet e pushtetit. LDK duhet të punojë shumë që ta rikthejë besimin te elektorati tradicional. Ky lidership nuk po më bindë shumë që do të bëjë ndryshimin e madhë dhe
ta ndalojnë me votë këtë qeveri joprofesionale”, tha ai.
“Fatkeqësisht trendet aktuale dhe matjet e opinionit të kohëve të fundit flasin për garën e partive opozitare se kush del i dyti, ky fakt është shqetësues”, tha Rugova për GazetaBlic.
Deputeti i VV’së: Ramush Haradinaj rrezikon mos ta kalojë pragun në zgjedhjet e ardhshme