Sporti

Zyrtare: Mërgim Vojvoda rinovon kontratën me Torinon

01/03/2024 11:48
nga:Lorik J

Mbrojtësi kosovar, Mërgim Vojvoda ka rinovuar kontratën me ekipin e tij italian, Torino.

Vojvoda ka nënshkruar kontratën e re me Torinon deri në vitin 2025, shkruan GazetaBlic Sport.

Me dy shënime të shfaqura në faqen e tyre zyrtare, Torino FC konfirmoi rinovimin e kontratës me Karol Linetty dhe Mergim Vojvoda.

Më poshtë keni njoftimin e klubit:

“Klubi i futbollit Torino ka kënaqësinë të njoftojë se ka ushtruar opsionin për të vazhduar kontratën e lojtarit Mergim Vojvoda deri më 30 qershor 2025. Në Toro që nga gushti 2020, ai ka bërë 103 paraqitje dhe ka 3 gola me ekipin”.

/GazetaBlic Sport