Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.
Ndihmën e Policisë e ka kërkuar edhe një grua nga fshati Dubravë e Ferizajt, e cila ka raportuar se djali i saj ka dalë nga shtëpia që disa ditë dhe nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e tij.
Sinjali mëson se e njëjta ka deklaruar para Policisë se gjatë kësaj periudhe familja ka pasur shpresë se 24-vjeçari kthehet, por ai nuk është bërë i gjallë nga 30 dhjetori.
Përballë kësaj situate, familja vendosi që ta njoftojë Policinë.
Denoncimi i nënës ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e djalit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.