Sporti

Historike: 16 vjeçari, Littler arrin në finalen e Kampionatit Botëror të Pikados, sot mund të bëjë befasinë e madhe

01/03/2024 09:46
nga:Lorik J

16 vjeçari Luke Littler po bën histori në Kampionatin Botëror të Pikados – dhe tani është një fitore larg që të bëhet kampioni më i ri ndonjëherë.

Paraqitjet e bujshme të adoleshentit e kanë bërë atë lojtarin më të ri që ka arritur në finale, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai mposhti legjendën e pikados, Raymond van Barneveld, pesë herë kampion bote, për të siguruar një vend në çerekfinale – përpara se të mundte Brendan Dolan të Irlandës së Veriut për të arritur në gjysmëfinale.

Littler tani është një hap larg lavdisë pasi arriti fitoren ndaj kampionit të vitit 2018 Rob Cross në gjysmëfinale. Ai mund të jetë vetëm një adoleshent, por Littler, nga Warrington, ka praktikuar lojën qe disa kohë

Ja pamjet: