Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, nuk kanë asnjë meritë sa i përket liberalizimit të vizave, përveç se e kanë vonuar këtë proces.
Në një postim në Facebook, Bajrami ka thënë se sanksionet e vendosura ndaj Kosovës, tregojnë më se mira meritat e Kurtit për liberalizimin e vizave.
“Fakti që Kosova është nën sanksione tregon më se miri meritat e Albin Kurtit për liberalizim. Megjithatë ai dhe LVV ka një meritë sa i përket liberalizimit, e kanë shty nga 2017 në 2023”, ka shkruar ajo.
Më 1 janar Kosovës i është hequr regjimi i vizave për udhëtim në zonën shengen të BE-së, ndërsa zyrtarë të Qeverisë aktuale për këtë proces i kanë lënë meritat vetës.
Postimi i plotë;