Sporti

Plaçkitet shtëpia e Zhegrovës në Francë

01/02/2024 18:37
nga:E K

Shtëpia e Edon Zhegrovës është vjedhur gjatë natës së ndërrimit të viteve, ka raportuar “BFM TV“.

Shtëpia e tij, e cila ndodhet në Villeneuve-d’Ascq, thuhet se u grabit pak para mesnatës gjatë natës së Vitit të Ri.

Nga shtëpia e kosovarit janë vjedhur rroba luksoze dhe sende të tjera me vlerë.

Në vendngjarje, zyrtarët policorë zbuluan se dera e përparme ishte hapur me forcë dhe dhoma të shumta në shtëpi ishin kontrolluar.

24-vjeçari nuk ishte në shtëpi gjatë kohës sa ndodhi ky rast.

Zhegrova pritet të bëjë një ankesë ditëve në vijim.