Lajme

Mushkolaj tallet me Haradinajn: Liberalizimi i vizave ka ndodhë pardje

01/02/2024 12:09
nga:Genita C

Analisti Imer Mushkolaj është tallur me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili vite më parë kishte thënë se liberalizmi i vizave kishte ndodhur, ndonëse kosovarët nuk mund të lëvizshin lirshëm në BE.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka cituar deklaratën e famshme të Haradinjat.

” ‘Liberalizimi ka ndodhë pardje’. Ramushi jom”, ka shkruar Mushkolaj.