Sporti

Spinazzola mund të jetë futbollisti i ardhshëm që do të transferohet në Arabi

01/02/2024 10:03
nga:Lorik J

Mbrojtësi i Romës, Leonardo Spinazzola raportohet se mund të transferohet në Arabinë Saudite.

Sipas Il Tempo, mbrojtësi italian aktualisht po shqyrton ofertat e ndryshme që ai ka marrë nga klubet saudite që e kanë synuar atë gjatë muajve të fundit.

Gazeta sugjeron se Spinazzola mund të pranojë një nga propozimet dhe të kalojë në Ligën Pro Saudite, duke i mundësuar kështu Romës të zgjerojë më tej transferimet e veta dhe të lirojë një vend në listën e skuadrës së klubit në UEFA.

Ditët e fundit Spinazzola ishte gjithashtu i lidhur me Galatasaray, por tashmë klubet saudite duket se po udhëheqin garën për 30-vjeçarin.

/GazetaBlic Sport