Lajme

Policia jep detaje për aksidentin me shtatë të lënduar në magjistralen Prishtinë-Mutivodë

01/02/2024 09:18
nga:Y I

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e djeshëm në fshatin Llukar të Prishtinës, ku u lënduan shtatë persona.

Sipas policisë në këtë aksident kanë pësuar lëndime tre meshkuj dhe katër femra.

Një person i cili dyshohet se mund se është shkaktar i aksidentit pas trajtimit mjekësor është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Llukar, Prishtinë / 01.01.2024 – 15:19. Raportohet për një aksident trafiku ku ishin përfshirë dy veturave, ku përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj dhe katër femra. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor. Një person i cili dyshohet se mund se është shkaktar i aksidentit pas trajtimit mjekësor është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.