Sporti

Van de Beek huazohet te Eintracht Frankfurti

01/01/2024 21:56
nga:Sh R

Donny van de Beek ka kompletuar kalimin e tij te Eintracht Frankfurti.

Klubi gjerman ka njoftuar sot për huazimin e mesfushorit nga Manchester United.

Van de Beek do të jetë i huazuar te klubi i Bundesligës deri në fund të sezonit.

Eintracht Frankfurti bëri të ditur gjithashtu se në marrëveshje është përfshirë edhe opsioni i blerjes së përhershme të 26-vjeçarit, që mund të aktivizohet në verë.