Lajme

Ismaili: Liberalizimi, fundi i syrgjynosjes dhe zhvatjes

01/01/2024 21:10
nga:Sh R

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili, ka thënë se zhvatje ishte aplikimi për viza të cilat secili qytetar i Kosovës i ka paguar së paku 10 herë nga 60 euro.

Ismaili ka reaguar me një postim në Facebook në ditën e parë të lëvizjes së lirë, ku ka shkruar se qytetarët gjatë kanë jetuar në marrëdhënie syrgjynosjeje me BE-në.

“Goxha gjatë kemi jetuar në marrëdhënie syrgjynosjeje me Bashkimin Evropian. Torturë është kur të izolojnë 27 shtete plus edhe shtete të rajonit e ti jeton në një oborr me ata të gjithë. Shto këtu që, jo që nuk ke bërë asnjë faj, por ke qëndruar duke bërë detyra shtëpie shtesë më shumë se çdo kush tjetër, përkundër faktit që të gjitha ishin kompletuar dhe dorëzuar së fundi herë në vitin 2018.

Zhvatje ishte aplikimi për viza për të cilat secili i kemi paguar minimum dhjetë herë nga gjashtëdhjetë euro, dhunë ishin pritjet dhe zhgënjim edhe kur na refuzohej viza apo merrej për pak kohë. Nënçmuese ishin marrjet në pyetje në secilin desk kufitar…Edhe kësaj i erdhi fundi. Vuajtjeve të familjarëve të kurbetçinjve u erdhi fundi. Zhvatjeve financiare nga ambasadat dhe agjencitë, u erdhi fundi.

Vetëm pasojat e izolimit në akademi dhe studime do të vazhdojnë për një kohë shumë më të gjatë. E gëzoftë rinia çlirimin për të lëvizuar!Qoftë për rininë tonë ky liberalizim shans për t’u fuqizuar, vjelur begati dhe sjellur ato në Kosovë, për ta bërë Kosovën shtëpinë më të bukur në oborrin e madh evropian!
GËZUAR!

Postimi i plotë: