Lajme

A do të pranonte ftesën për të hyrë në Big Brother, përgjigjet Haradinaj

01/01/2024 20:14
nga:Sh R

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK) Ramush Haradinaj, ka dhënë një përgjigje interesante për shoun televiziv Big Brother.

I pyetur nëse do t’i vinte ftesa a do të pranonte që të qëndrojë 24 orë në Big Brother, ai tha se do të mund të qëndronte, por se nuk do ta bënte atë veprim.

“Për 24 orë? Kisha mujtë, por nuk më kish pëlqy. Kur kam qenë në Hagë në burg aty është Big Brother, se ka kamera veç ata i kemi pas partner me të këqij, kam qëndru katër vjet ashtu, e këta në Big Brother, i kanë më të mirë”.

“Ne duhet të jetojmë me ndjenjat e njerëzve të këtij vendi, me gjykime me përparësi… Edhe ajo që ndodh në Big Brother është pjesë e jetës tonë dhe e respektoj”, u shpreh Haradinaj.