Lajme

Gjermania për heqjen e vizave në Kosovë: Hap i rëndësishëm për t’i afruar njerëzit në Evropë

01/01/2024 18:01
nga:G B

Me rastin e liberalizimit të vizave në Kosovë, Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm që afron njerëzit në Evropë.

Përmes një postimi në X, kjo ministri tha se liberalizimi, qytetarëve të Kosovës u mundëson të udhëtojnë pa viza për qëndrime afatshkurta në BE, pra në zonën Shengen.

“Një hap tjetër i rëndësishëm që i afron njerëzit në Evropë: Liberalizimi i vizave për Kosovën më në fund u mundëson të gjithë qytetarëve kosovarë të udhëtojnë pa viza për qëndrime të shkurtra në BE/zonën Shengen”, thuhet nga kjo ministri.