Lajme

Një i vdekur nga tërmeti në Japoni

01/01/2024 17:57
nga:G B

Një person ka vdekur pasi një ndërtesë u shemb në qytetin Shika, në prefekturën Ishikawa, sipas transmetuesit japonez NTV.

Dy persona në qytetin Nanao në të njëjtën prefekturë pësuan arrest kardiak, tha Agjencia Kombëtare e Policisë së Japonisë.

Ende nuk dihet gjendja në të cilën ndodhen ata dy persona, raporton BBC.