Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thumbuar opozitën lidhur me liberalizimin e vizave që ka ndodhur sot për qytetarët e Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka uruar qytetarët, teksa ka thënë se opozita ka dhënë kontribut për heqjen e vizave, duke mos qenë sot në pushtet.
Postimi i tij i plotë:
Nuk është e vërtetë që opozita nuk ka merita për liberalizimin e vizave. Ajo ka dhënë një kontribut të çmueshëm duke mos qenë sot në pushtet. Gëzuar qytetarëve!