Lajme

Begaj uron liberalizimin e vizave për kosovarët: Arritje e merituar, por e vonuar

01/01/2024 11:30
nga:G C

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Kosovën për liberalizimin e vizave.

Ai në një status në Facebook ka shkruar se kjo është një arritje e merituar, por e vonuar.

“Urime qytetarëve të Kosovës, të cilët nga sot udhëtojnë pa viza në Evropë! Kjo është një arritje e merituar, por e vonuar. Shpresoj që ky hap të përshpejtojë të gjithë procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare”, ka shkruar ai.

Më herët sot, edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook uroi kosovarët.

“Ky vit nis i mbarë për Kosovën, me lirinë e shumëpritur të lëvizjes në Bashkimin Evropian.Gëzuar Kosovë, gëzuar, shëndet e gjithçka ju do zemra shqiptarëve e shqiptareve të Kosovës”, ka shkruar ai.