Sporti

Argjentina po pensionon fanellën ikonë me numrin 10

01/01/2024 11:12
nga:Lorik J

Federata e Futbollit të Argjentinës do të pensionojë fanellën me numrin 10 pasi Lionel Messi t’i japë lamtumirën kombëtares. Vendimi historik është bërë i ditur nga presidenti i federatës, Claudio Tapia.

“Kur ai i thotë lamtumirë kombëtares, askush në Argjentinë nuk do ta mbajë më atë numër në fanellën e tyre. Është më e pakta që mund të bëjmë për të pas gjithçkaje që ai ka bërë për futbollin argjentinas,” tha Tapia.

Messi ka luajtur 180 ndeshje për Argjentinën dhe ka shënuar 106 gola.

/GazetaBlic Sport