Lajme

Nisën për në Vjenë 50 qytetarët që fituan udhëtimin nga Qeveria, Kurti thotë se sot u hoq një padrejtësi

01/01/2024 10:36
nga:G C

Kryeministri i vendit, Albin Kurti nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka uruar sërish qytetarët e Kosovës për heqjen e vizave.

Para mediave, Kurti tha se sot do të udhëtojnë për në Vjenë 50 qytetarë, të cilët e kanë fituar këtë mundësi në kuadër të fushatës së Qeverisë.

“Kemi pritur shumë gjatë, nga sot po hiqet një padrejtësi. Qytetarët tanë tashmë do të mund të lëvizin në 32 vende.  Sot do të udhëtojnë për në Vjenë 50 qytetarë të cilët kanë fituar këtë mundësi në kuadër të fushatës tonë. Të respektojnë kriteret, dhe kudo që të udhëtojmë mos të harrojmë se shtëpia jonë është Kosova. Urime viti i ri dhe për herë të fundit urime liberalizimi i vizave”, tha Kurti