Mbretëresha e Danimarkës Margrethe II ka njoftuar abdikimin e saj të papritur në një fjalim televiziv për vitin e ri.
Ajo do të heqë dorë nga froni më 14 janar, që do të mbushen 52 vjet nga dita që kur u bë mbretëreshë, shkruan BBC.
“Unë do t’ia lë fronin djalit tim, princit të kurorës Frederik”, tha ajo.
83-vjeçarja është monarkja më jetëgjatë në historinë daneze, duke marrë fronin pas vdekjes së babait të saj, mbretit Frederik IX në 1972.
Mbretëresha Margrethe është një figurë e njohur në Danimarkë dhe shumë danezë kishin pritur që ajo të qëndronte në fron deri në vdekjen e saj.