Sporti

Lojtarët e Wolves festuan golin duke mbajtur fanellën e Mario Leminas, pas vdekjes së babait të futbollistit

12/31/2023 11:18
nga:Lorik J

Lojtarët e Wolves kanë nderuar babain e Mario Lemina-s, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë të premten.

Klubi njoftoi lajmin në mediat sociale përpara ndeshjes së tyre në Premier League kundër Everton të shtunën pasdite në Molineux, shkruan GazetaBlic Sport.

Duke shkruar në Twitter, klubi tha: “Zemrat tona janë me Mario Lemina pas vdekjes së babait të tij dje në mëngjes.

Dje, pas golit të parë, lojtarët festuan golin duke e mbështetur bashkëlojtarin e tij, duke mbajtur lart fanellën e Leminës së bashku me pjesën tjetër të ekipit të tij.

Ja pamjet: