Lajme

Jasharaj akuzon qeverinë se po tenton shuarjen e sindikatave

12/30/2023 21:27
nga:Sh R

U shpall sindikalisti i vitit 2023.

Kjo pasi që gjatë 12 muajve, kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, avokoi pa ndalur për kushte më të mira për mësimdhënësit.

Ai te shpeshta i ka përplasjet me qeveritaret, e per ekzekutivin po thotë se ka per qellim edhe t’i shuaj sindikatat.

Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut

“Kur ka qëndrim të gabuar ndaj sindikatave do të thotë qëndrimi është ndaj të punësuarve në sektorin publik dhe të gjithë të punësuarit në sektorin publik janë punëtor të shtetit. Madje unë kam bindjen, Kurti dhe qeveria fillimisht kanë bërë gjithë angazhimet për shuarjen e Sindikatave. Ky argument është i argumentuar sepse zotëri Hekuran pa analiza i shleu të gjithë anëtaret e sindikatave.”

Kryesindikalisti i arsimit 2023-en e quan vit te veshtire per mësimdhënësit, e me sfidues thotë se e ben mungesa e dialogut me Ministren e Arsimit dhe kryeministrin.

Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut

“Viti 2023 ka qenë tepër i vështirë për ne, ka munguar në tersi dialogu pa fajin tonë. Letra e letra i kemi dërguar zonjës Nagavci dhe nuk i kemi dërguar letra për të pirë kafe më të por për tu ulur sepse ne i kemi njerëzit tanë në shkolla, i kemi kryetar dhe ata na informojnë për çështjet në shkolla. Nagavci nuk ka gjetur as një herë kohë me arsyetimin se ka shumë angazhime.”

Sipas kryetarit të SBAShK-ut, punëtorët e arsimit janë zhgënjyer kur Qeveria ka vendosur që koeficienti për paga të rritet për vitin 2024 nga 105 në 110, dhe jo sa ishin kërkesat e sindikatave që koeficienti të ishte së paku 130 euro./T7