Sporti

U pezullua nga Besiktasi, firmos me Villarrealin, zëvendëson mbrojtësin e Milanit

12/30/2023 18:26
nga:E K

Villarreali ka arritur marrëveshjen me futbollistin Eric Bailly, i cili do të mbajë veshur fanellën verdhezi deri më 30 qershor 2025.

Qendërmbrojtësi i ri ka kaluar ekzaminimin mjekësor dhe do të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës këtë të diel, duke filluar nga ora 11:30.

Eric Bertrand Bailly (12 Prill 1994, Bregu i Fildishtë) zbarkon te Villarreali për përvojën e dytë e tij të dytë me “Nëndetësen e Verdhë”.

Bailly do të ketë për detyrë të zëvendësojë Matteo Gabbian, i cili do të rikthehet në Milano pas disa muajsh.

Mbrojtësi 29-vjeçar nga Bingervill, Bregu i Fildishtë, e veshi fillimisht fanellën e verdhë në gjysmën e dytë të sezonit 2014/15 , më pas Villarreal e bleu nga Espanyoli në merkaton e dimrit.

Ai ishte një pjesë e rëndësishme e ekipit që arriti në gjysmëfinale të UEFA Europa League në 2014/15 dhe që arriti në vendin e 4-t dhe gjysmëfinalet e Copa del Rey gjatë sezonit 2015/16.

Roli i tij i jashtëzakonshëm te Villarreali bëri që klubet e kalibrit të Manchester United të merrnin parasysh qendërmbrojtësin e ri, i cili do të largohej për në klubin anglez në verën e vitit 2016, duke u bërë një nga shitjet më të mëdha në historinë e klubit.

Pas 6 sezonesh në Manchester, Bailly mbërriti në formë huazimi te Olympique Marseille, ku luajti në sezonin 2022/23.

Verën e kaluar ai përfundoi te Beshitkashi, që çuditërisht i pezulloi kontratën pak ditë më parë. Mbrojtësi kthehet te Villarreali për të forcuar mbrojtjen verdhezi në pjesën e dytë të sezonit.