Sporti

Milan – Sassuolo, Nedim Bajrami pritet të jetë titullar

12/30/2023 15:51
nga:Mergim Rreci

Serie A vjen me disa ndeshje interesante në ditën e sotme.

Kryendeshja do të zhvillohet në Torino, atje ku Juventus dhe Roma do të përballen me fillim nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshje tjetër interesante është ajo mes Milan dhe Sassuolo, takim ky që nis nga ora 18:00, atje ku Nedim Bajrami pritet të jetë titullar nga minuta e parë.

Ja formacionet e mundshme:

Milan (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kjaer, Simic, Theo Hernandez; Bennacer, Reijnders; Pulisic, Loftus-Cheek, Leao; Giroud.

Sassuolo (4-2-3-1): Consigli; Pedersen, Erlic, Tressoldi, Toljan; Thorstvedt, Matheus Henrique; Berardi, Bajrami, Lauriente; Pinamonti.

/GazetaBlic Sport/