Lajme

Thaçi i VV-së: Sondazhi i publikuar ishte pa votat e diasporës, me votat e tyre dhe me punën që po e bënë Kurti, do t’i marrim 60% të votave

12/30/2023 18:22
nga:Sh R

Deputeti nga Lëvizja Vetvendosje Halil Thaçi, thotë se sondazhi i publikuar ditë më parë ka qenë pa votat e diasporës. Sipas tij? me përfshirjen e votuesve nga diaspora përqindja do të rritet.

Deputeti Thaçi në një intervistë për Gazeta Blic, ka falenderuar diasporën pasi që siç tha ai e mbështesin Lëvizjen Vetvendosje në vazhdimësi.

“Kuptohet që ky sondazh ka qenë i bërë pa matjen nga diaspora, domëthënë diaspora nuk është përfshirë në këtë sondazh dhe sigurisht që unë pres dhe besoj shumë se sigurisht numrat dhe përqindja do të rritet me matjen e votuesve në diasporë. Gjë që dua ti falënderoj pasi që në vazhdimësi Lëvizjen Vetvëndosje diaspora e mbështet”, tha Thaçi për Gazeta Blic.

Tutje ai thotë se me punën intensive që po e bënë Qeveria Kurti do t’i afrohet 60% të totalit të votave.

“Nuk e di saktë se kur do të mbahen zgjedhjet, sigurisht që në vitin 2025 është koha kur do të mbahen zgjedhjet, mirëpo me këtë punë intensive që po e bënë qeveria, me këtë angazhim që po e bëjnë ministrat dhe kryeministri, unë shpresoj shumë që do të afrohemi tek 60% i totalit të votave”, shtoi Thaçi.

Deputeti thotë se edhe gjatë këtij viti ka pasur paralajmërime të shumta për zgjedhje por ja që nuk ndodhën.

“Ka parajmërime të vazhdueshme, edhe viti që po kalon dikush paralajmëronte zgjedhje në pranverën e hershme, dikush në vjeshtën e vonë, por as në pranverë e as në vjeshtë nuk ndodhën zgjedhjet. Nuk mendoj që do të ketë as në vitin 2024 zgjedhje. Por sido që të jetë në si LVV jemi të gatshëm kurdoherë për zgjedhje, po punojmë vazhdimisht me struktura, por nuk e shoh që do të ketë zgjedhje deri të paktën në vjeshtën e vitit 2024”, u shpreh ai.

Thaçi thotë se nuk ka nevojë që të shkohet në zgjedhje pasi që si parti kanë shumicën.

“Nuk ka nevojë që të shkohet në zgjedhje, duke ditur që ne kemi shumicën. Dhe pa marrë parasysh, vetë sondazhi tregoi që ne e kemi një mbështetje të madhe nga qytetarët e Kosovës. Për mua personalisht kjo mbështetje nuk do të thotë ndonjë mburrje, por do të thotë një angazhim më shumë dhe të punojmë më shumë sespe kemi përgjegjësi ndaj qytetarëve ashtu siç po mundohemi të punojmë dhe ta bëjmë punën tonë ashtu si na takon dhe sa dijmë dhe bëjmë”, përfundoi Thaçi për Gazeta Blic.